Rekord historik/ Realizoi në “El Classico”, Lamin Jamal bëhet futbollisti më i…

Oct 27, 2024 | 7:14
SHPËRNDAJE

Barcelona, mund të thuhet me plot gojë, që është skuadra për t’u mundur këtë sezon, me katalanasit që turpëruan me rezultatin 0-4, Real Madridin, mbrëmjen e djeshme të 26 tetorit, duke i dhënë një “leksion” futbolli, skuadrës së Ançelotit.

JAMAL

Dopieta e Levandovskit si dhe golat e Jamal dhe Rafinjës, tronditën madrilenët në shtëpi.

Ndërkohë rekordet historike të talentit Jamal nuk kanë të ndalur. Falë realizimit të sotëm, spanjolli, vetëm 17 vjeç e 105 ditë, ka parakaluar, Ansu Fati (17 vjeç e 359 ditë), duke u bërë golashënuesi më i ri në të gjithë historinë e “El Classicos”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura