Politologu Shpend Gashi është shprehur grupet kriminale në Shqipëri po veprojnë njësoj sin ë Palermon e viteve 80’.
Komentet Gashi i bëri gjatë një interviste për Panorama TV, ku tha se në vendin tonë jetë është tërësisht e pavlerë dhe njerëzit po vriten rrugëve e kafeneve.
Ai tha se në Shqipëri edhe lufta politike është e ashpër dhe politikanët nuk e shikojnë njëri-tjetrin si koleg, por si armik.
Gashi sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama, për të cilin tha se ka që nga viti 98’ në pushtet dhe e bën të gjithë luftën vetëm për karrigen e tij.
“Në Shqipëri nuk i intereson njeriu se çfarë është e lejuar e çfarë nuk është. Po të kalosh rrugën e Kavajës, ti shikon posterin e Ramës bashkë me posterin e Berishës dhe Metës. Nga ana tjetër unë nuk shoh asnjë lloj posteri në rrugët e Tiranës nga ana e opozitës. Nga 98’ e deri në 2023 nuk e ka lënë ndonjëherë karrigen e pushtetit Rama. Por mua nuk më duket i moralshëm. Duhet të ketë një lloj koherence mes partive opozitare dhe asaj në pushtet. Shikoj vetëm PS. Edhe në media shumë pak janë ato që e reklamojnë opozitën.
Qoftë PD e vulës, që unë nuk kam pikë respekti për ta. Mediat edhe po goditen, është goditur Agon Channel, Ora News, News 24 dhe Panorama. Është cënuar edhe ajo pak autonomi që media e ka. Kryeministri Rama i quan gomerë kandidatët e vetë. Mua më pëlqen se gomari është ai që çan shtigje të reja. Problemi është se kush i njeh këta tipat që kandidojnë.
Grupet kriminale po veprojnë në Shqipëri si Palermo i viteve 80’. Më vjen keq që kemi përfunduar në këtë lloj situate ku jeta jonë është e pavlerë fare. Të gjithë politikanët janë kolegë me njeri tjetrin. Evolucioni njeh edhe hapa para edhe hapa pas. Ne e bëjmë me hapa pas.
Me këtë lloj inflacioni, ti rrite rrogën sa të duash, por prapë nuk je aty ku ke qenë. Pra ajo fjala rritje është shumë evazive.
Alibeaj është thjesht i paaftë, është në profesionin e gabuar. Unë si politikan në grupin e “vulës” kam një lloj respekti për zotin Bardhi, i cili mundohet të jetë më racional në atë grup. Ai e di shumë mirë se çfarë do të thotë përçarja. Është një lloj humbje si e Piros”, u shpreh Gashi.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al