Rënia e skuadrës nga kategoria, rriten shanset e Skukës për të luajtur në Francë

Jun 5, 2024 | 23:49
SHPËRNDAJE

Pas një sezoni në elitën e futbollit francez, Metzi është kthyer në Ligën e Dytë franceze, pasi u mposht në dy ndeshje në play-off kundër ekipit të Sent-Etien.

 

skuka

Rënia është një ngjarje e vështirë për t’u kapërdirë nga klubi, por në anën tjetër Xhuliano Skuka shpreson. Drejtuesit pritet të ulin shpenzimet dhe merkatoja është më e kufizuar, çka shton mundësinë që stafi teknik t’i japë një shans edhe Skukës për t’i bindur ta mbajnë.

Lojtari është dhënë huazim në vitin e fundit pasi nuk bënte pjesë në planet e Metzit, por me ndryshimet që priten në verë, shanset e tij për qëndrimin te francezët janë rritur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura