Reportazhi/ Xhamia e Namazgjasë me 4 minare me gjatësi 50 metra dhe një kupolë qendrore të stilit klasik turk! Në hyrje të saj qëndron një Kuran me…

Oct 12, 2024 | 12:06
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ndau dje një video me disa nga momentet e vizitës së presidentit turk Recep Tayyip Erdogan në vendin tonë, gjatë së cilës u inaugurua edhe xhamia e Namazgjasë.

xhamia e namazgjase (7)

Rama përcolli fotoalbumin e fotove të vizitës që ai e cilësoi të një miku të madh të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoðan nënshkruan në Tiranë deklaratën e përbashkët për thellimin e partneritetit strategjik, përmes krijimit të një këshilli bashkëpunimi të një niveli të lartë. Më pas ministrat e dy vendeve, Shqipërisë dhe Turqisë firmosën 3 marrëveshje bashkëpunimi. Gjatë pasdites të së enjtes u hap dhe xhamia e madhe e Tiranës që njihet dhe si xhamia e Namazgjasë me pjesëmarrjen e dhjetëra qytetarëve. Kryeministri Rama dhe presidenti i Turqisë iu drejtuan me një fjalë të gjithë besimtarëve të mbledhur me rastin e hapjes së xhamisë, çka shënon dhe një ditë të rëndësishme për të gjithë komunitetin mysliman shqiptar.

xhamia e namazgjase (12)

“Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe na ndihmoftë në rrugën tonë pa kthim, e as ndalim drejt majës që duam dhe do ta ngjisim patjetër flamurin e Skënderbeut dhe të Ismail Qemalit, në një Shqipëri të denjë dhe të mirë për të gjithë shqiptarët, pa dallim feje, krahine e ideje”, u shpreh kryeministri Rama.

xhamia e namazgjase (9)

Pikërisht një ditë pas hapjes, xhamia e Namazgjasë në kryeqytet që shënon edhe xhumanë e parë në këtë vend kulti, u mbush me besimtarë të shumtë myslimanë që kanë kryer ritet e tyre. Xhamia ngjalli kureshtjen edhe të qytetarëve të besimeve të tjera e turistëve të huaj me përmasat dhe dekorimet e brendshme. Shumë prej tyre vizituan sot xhaminë, një ditë pas hapjes së saj me ceremoni të veçantë në prani të Presidentit turk Recep Tayyp Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama.

xhamia e namazgjase (11)

Ndërtimi i xhamisë së Namazgjasë ishte i shumëpritur nga besimtarët myslimanë, të cilët kanë tashmë hapësirën e duhur për faljet e Bajramit, pasi deri tani kryenin faljen e madhe në sheshe. Në hyrje të xhamisë qëndron një Kuran me përmasa më të mëdha se ajo normale, i shkruar me dorë dhe me fletë të verdha. Ngjyrat e brendshme janë ato të besimit islam. Në ambientet e jashtme po veçanërisht në ato të brendshme bie në sy arkitektura e veçantë, ku mbizotërojnë muralet me motive të besimit fetar dhe historik, punimet artizanale mjeshtërore dhe ngjyra e bardhë në tavane. Vëmendjen ta tërheqin edhe Kubeja (Kulmi), harqet artistiko-arkitekturore, larjet e arta dhe deri te llambadarët e mëdhenj.

xhamia e namazgjase (8)

Kurani iu dhurua Myftiut të Tiranës, Gazment Teqja nga Presidenti Erdogan gjatë ceremonisë së përurimit. Xhamia e Namazgjasë ka një sipërfaqe rreth 10,000 m2, duke përfshirë katër minare me një gjatësi prej 50 metrash dhe një kupolë qendrore të stilit klasik turk, e cila arrin një gjatësi prej 30 metrash. Bashkë me ambientet e jashtme xhamia mund të akomodojë rreth 7500 besimtarë, kurse brenda saj 5 mijë besimtarë. Kjo xhami plotëson nevojat e besimtarëve për faljet e përditshme edhe për faljen e të premtes. Në xhami ndodhet salla e madhe në katin e parë, ndërsa në katin e dytë ambienti që falen besimtaret myslimane.

xhamia e namazgjase (4)

Ndërsa poshtë ka ambiente të bukura shërbimi, si dhe një mjedis ku mund të hapen ekspozita të kulturave të ndryshme ose ekspozita të dobishme, në dobi të komunitetit. Pjesë e xhamisë është edhe një bibliotekë e madhe, që do të vihet në funksion shumë shpejt. Gjithashtu, ka dy salla, një auditor shumë të mirë, që mund të përdoret për nevojat e komunitetit, por jo vetëm, por ka edhe një sallë seminaresh që mund të shërbejë për leksione apo takime me grupe të ndryshme, me studentë. Xhamia ka hapësira që do të jenë në funksion të të gjithë komunitetit. Ajo nuk do të jetë thjeshtë një vendfalje, por një kompleks shumëfunksional, që do t’u shërbejë edhe qytetarëve të tjerë, sikurse edhe turistëve.

/Gazeta Panorama

xhamia e namazgjase (9) xhamia e namazgjase (2) xhamia e namazgjase (1) xhamia e namazgjase (10)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura