Ndërsa gara për Shtëpinë e Bardhë është drejt përfundimit, votat janë ende duke u numëruar në garën kritike për Dhomën e Përfaqësuesve.
Republikanët kanë pretenduar tashmë se dhoma tjetër e Kongresit, Senati, ka marrë kontrollin nga demokratët aktualë.
Nëse republikanët fitojnë kontrollin e të dy dhomave, Donald Trump dhe partia do të kenë një rrugë të lehtë për të shtyrë agjendën e tyre legjislative.
Një e treta e 100 vendeve të Senatit u kërkuan në zgjedhjet e këtij viti, me 51 mandate të nevojshme për një shumicë.
Republikanët e Senatit rrëzuan demokratët në shtetet e lekundura duke siguruar shumicën, po ashtu duke ndryshuar vendet në Virxhinia Perëndimore dhe Ohajo.
Ata gjithashtu mbajtën pozicionin e tyre në shtetet ‘bastione’ si Teksasi dhe Florida, duke u siguruar atyre të paktën 51 vende kur Kongresi i ri të betohet në janarin e ardhshëm.
Demokratët, të cilët kanë kontrolluar dhomën e lartë të Kongresit për katër vitet e fundit, hynë në ditën e zgjedhjeve me një avantazh 51-49.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al