Reshjet e dëborës, Policia apelon për kujdes të shtuar nga drejtuesit e mjeteve në këto akse rrugore

Nov 30, 2024 | 16:24
SHPËRNDAJE

Për shkak të reshjeve të dëborës, Policia Rrugore ka dalë me një apel për drejtuesit e mjeteve, duke u kërkuar të tregojnë kujdes në Rrugën e Kombit, Bulqizë dhe disa akse në veri të vendit.

policia

Ajo kërkon nga drejtuesit e mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Apeli i Policisë Rrugore:

Duke marrë shkas nga reshjet e dendura të dëborës në Rrugën e Kombit, në Bulqizë dhe në disa akse të tjera malore të vendit, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve‍, që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore , të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore, dhe të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore.

Firma koncesionare dhe ato kontraktore janë në terren në Rrugën e Kombit dhe në akset e tjera ku ka reshje dëbore dhe po vijojnë pa ndërprerje punën për pastrimin e rrugëve nga bora,  për shpërndarjen e kripës.

Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.

Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura