Reshjet e dëborës, vështirësohet qarkullimi në segmentin rrugor Krrabë-Tyneli i Krrabës -Dopaj i Elbasanit

Jan 12, 2025 | 21:33
SHPËRNDAJE

Pa orës 20:00 si rezultat i fillimit të rënies me intensitet të dendur  të reshjeve të dëborës e cila ka krijuar një shtresë disa cm në segmentin e rrugës Krrabë e Tiranës-Tyneli i Krrabës-Dopaj i Elbasanit ka vështirësi të qarkullimit të automjeteve.

kerrabe

Qarkullimi në këtë aks të rrugës kombëtare që lidh Elbasanin me Tiranën gjatë orëve të fundit është mjaft i madh pasi janë disa qindra e mijëra automjete të familjeve kryeqytetase që vijnë pasi kanë kaluar fundjavën në Juglindje të Shqipërisë.

Qarkullimi i dendur dhe moti i keq i shoqëruar me vështirësi në qarkullim për shkak se trashësia e dëborës shkon 3-5 cm për momentin ka krijuar radhë të gjata.

Policia ka marrë masat për normalizimin e qarkullimit dhe ka kërkuar nga përdoruesit e këtij aksi të tregojnë kujdes në qarkullim dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit sepse moti i përkeqësuar dhe reshjet e dendura të dëborës e kanë vështirësuar qarkullimin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura