VIDEO/ Reshjet e dendura të shiut përmbytin Lezhën, bllokohen rrugët! Vërshimet rrezikojnë banesat

Oct 9, 2024 | 23:03
SHPËRNDAJE

Gjatë mbrëmjes së sotme (9 tetor) janë regjistruar reshje të dendura shiu në zonën e Zadrimës, në Lezhë.

Nga intensiteti i lartë i shiut janë shfaqur probleme në fshatin Fishtë, ku bëhet e ditur se për shkak të vërshimit të përrenjve janë bllokuar disa rrugë. Uji ka arritur disa centimetra, duke bllokuar lëvizjen në zonë.

Gjithashtu, nga vërshimi i përrenjve janë në rrezik edhe disa banesa. Shtabet e emergjencave civile ndodhen në terren për menaxhimin e situatës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura