Moti i keq me reshje intensive shiu, ka sjellë problematika në të gjithë vendin, me rrugë të përmbytura dhe mungesë energjie elektrike.
Mësohet se në Lushnjë janë përmbytur shumë rrugë. Gjithashtu nën ujë është edhe bulevardi i qytetit dhe zona pranë spitalit.
Po ashtu, probleme janë shfaqur edhe me energjinë elektrike. Shumë fshatra të Lushnjës kanë ndërprerje.
Reshjet intensive të shiut kanë përfshirë edhe qytetin e Fierit pasditen e kësaj të premteje. Reshjet me intensitet të lartë kanë përfshirë njëherazi edhe njësitë administrative, ndërsa kanë qenë të shoqëruara edhe me erë të fortë.
Deri tani nuk raportohen dëme në toka bujqësore apo sera, ndërsa situata vijon të mbetet në monitorim të vazhdueshëm. Ndërkohë si pasojë e erës së fortë ka pasur probleme me energjinë elektrike në disa zona, si Topojë, Frakull dhe Mbrostar, ndërsa po punohet për rikthimin e saj. Ndërkohë nuk raportohet për rrugë të bllokuara , apo bllokim të shimbledhësve .
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al