Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pasi gjykata e Posaçme vendosi të revokonte masën e sigurisë “arrest në shtëpi” ndaj Berishës.
Bardhi shprehet se revokimi nga GJKKO i masave kufizuese ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor, teksa shton se çdo vonesë “do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës,”.
Reagimi i Bardhit:
Revokimi nga GJKKO i masave kufizuese joproporcionale ndaj Sali Berishës është vendimi i duhur ligjor dhe nën frymën, standardin dhe logjikën e vendimit të disa ditëve më parë të Gjykatës Kushtetuese. Çdo ditë vonese do të ishte një sulm politik i drejtësisë ndaj kundërshtarëve të regjimit të Edi Ramës, me qëllim pengimin e aktivitetit politik të tyre në funksionalitet të plotë të betejës së opozitës.
Afërsisht 1 vit pengesë antikushtetuese e aktivitetit politik të Liderit të opozitës është mjaftueshmërisht e rëndë për të toleruar të bëheshin më shumë! Kjo është një fitore politike e Sali Berishës që luftoi, luftoi, luftoi dhe e fitojë!
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al