Një vatër zjarri u riaktivizua sërish në qendrën tregtaret që ndodhet në një pallat 12-katësh në qytetin e Lushnjes.
Situata tanimë është vështirësuar sërish, pasi zjarri ka nisur të marrë përmasa të madha.
Mësohet se flakët kanë përfshirë dy kate , me konkretisht të tretin dhe të katërtin.
Pas evakuimit të banorëve rrezik mbetet siguria e banesave të tyre dhe e godinave përreth qendrës tregtare të cilat ndodhen shumë pranë.
Zjarri nisi që prej mesditës së sotme (25 dhjetor), por u vu në kontroll nga forcat zjarrfikëse disa orë më vonë.
Kujtomë që forcave zjarrfikëse të qytetit i erdhi në ndihmë shërbimi zjarrfikës i Tiranës dhe forcat RENEA që po ashtu përfunduan edhe operacionin e evakuim shpëtimit.
Si pasojë e kësaj ngjarjeje, rreth 42 persona përfunduan në spitalin e Lushnjes, përfshirë fëmijë, zjarrfikës dhe forca policie, të gjithë jashtë rrezikut për jetën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al