Riaktivizohen vatra të shumta zjarri në Pishporo dhe Darëzezë të Fierit, raportohet se deri më tani janë djegur 800 hektarë pyje

Oct 3, 2023 | 17:59
SHPËRNDAJE

Vatra të shumta zjarri janë riaktivizuar sërish pasditen e sotme në pyllin e Pishporos dhe Darëzezës në Fier.

zjarri-ne-fier-2-770x450-1

Sipas burimeve, bëhet me dije se pas ndërhyrjes nga ajri të dy avionëve Canadair ku flakët u shuan, vatrat janë riaktivizuar sërish të favorizuara edhe nga era e fortë.

Po ashtu mësohet se aktualisht vatra më masive ndodhet në zonën e Pishës së Butë.

Autoritetet po kërkojnë përforcime nga qarqe të tjera, ndërkohë që në terren për shuarjen e flakëve ndodhen 11 mjete zjarrfikëse.

Ndërkohë sipërfaqja e djegur nga zjarri gjatë këtyre ditëve sipas përllogaritjeve paraprake arrin në 800 hektarë.

Ministrat Taulant Balla dhe Niko Peleshi i kanë konsideruar këtë zjarr si një nga situatat më të vështira që ka kaluar vendi ynë me flakët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura