Këngëtari i njohur i muzikës latine Ricky Martin do të performojë për herë të parë në Tiranë. Ylli botëror i cili po zhvillon turin e tij “Ricky Martin Symphonic”, do të ndalojë dhe në vendin tonë.
E pas këtij lajmi ka ardhur dhe reagimi i këngëtarit i cili nëpërmjet një postimi në Instagram shprehet se ndihet shumë i lumtur qe do të mbajë koncertin e tij në kryeqytet.
“Po!! Shumë i lumtur të njoftoj se do të jem në Tiranë, Shqipëri më 20 korrik me koncertin tim Simfonik dhe Orkestrën Kombëtare të Tiranës. Shpresoj që të gjithë të mund të më bashkoheni në koncertin tim të parë në Shqipëri”, ka shkruar artisti.
Kujtojmë se lajmi u konfirmua fillimisht nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj të cilët përmes një postimi në mediat sociale zbuluan se Ricky do performojë në kryeqytet më 20 korrik.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al