Rikonstruktohet shkolla 9-vjeçare “Gustav Mayer”, Veliaj publikon fotot: Ja çfarë ndërhyrjesh janë bërë

Aug 22, 2021 | 12:27
SHPËRNDAJE

1

Përfundon rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Gustav Mayer” në Tiranë dhe bëhet gati për fillimin e vitit të ri shkollor.

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka publikuar disa foto në rrjetin social Twitter se si duket shkolla tani.

“Klasa të bukura, me nxënës të talentuar dhe mësues të kujdesshëm. Kështu shkolla “Gustav Mayer”, gjithmonë triumfon! Kolegët e Bashkia Tiranë janë kujdesur për shkëlqimin e ambienteve të kësaj shkolle”, shkruan Veliaj në rrjetet sociale.

Rikonstruksioni i shkollës 9 vjeçare “Gustav Majer”, përfshiu:

– Ndërrimin e kaldajës, rregullimin e sistemit qendror të ngrohjes dhe sistemin e ventilimit;

– Rehabilitimin e të gjitha nyjeve hidrosanitare;

– Rehabilitimin e plotë të palestrës, përfshirë edhe zëvendësimin e parketit;

– Sistemimin e të gjitha kanalizimeve të ujërave të bardha e të zeza;

– Hidroizolimin e tarracës së shkollës, për shmangien e lagështirës;

– Vendosjen e ndriçimit LED.

2 3 E9YMhALWYAEypsU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura