Ish-Kryeministri Sali Berisha pas 11 muajsh rikthehet në Kuvend, duke marrë pjesë në seancën ku do të votohet nen për nen pr.buxheti i vitit 2025.
Berisha tha se dritarja zëvendësoi parlamentin, teksa theksoi se rikthimi në Kuvend do të jetë vazhdim i betejës së tij dhe PD-së deri në fitore.
“Kthehem nesër në Parlament në vazhdim të betejës sime deri të fitore. PD është forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në bota të ndalojë. Hapat janë të qartë. Edi Rama do marrë atë që meriton, nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Jemi në betejë”, tha ish-kryeministri.
Ish kryeministri është shprehur se do te dale ne takime ne te gjithë diasporën per te kërkuar votën per PD-në.
“Mosbindja civile në emër të fitores, mund të vazhdojë gjer ditën e zgjedhjeve, ditën para zgjedhjeve. Të harrojë kush se ajo ndërpritet pa firmosur opozita, fitoren e merituar.
Beteja është betejë. Nuk krijon Edi Rama qeverinë teknike, atëherë të përballet me mosbindjen civile. Le ti marrë ti emëroj këta banditë që ka, se këta që ka emëruar janë të gjithë ushtarë të bandave, por ti nxjerrë nga kthinat ku rrinë ata dhe ti sjellë nëpër komisariate. Forcë në botë që ndalon PD, nuk ka. Edi Rama është e shkuara, e shkuara e zezë e këtij vendi. E shkuara e zezë e këtij vendi.
E ai mendoi se duke më shpallur non grata, duke më privuar nga liria do mund të ja dilte. Nuk ja del dot kurrë, ka marrë fund. Ua them unë ju. A do të dal unë në diasporë, pa diskutim. Do të dal në diasporë, do të dal në Shqipëri, do të dal kudo dhe do të ketë një lëvizje të fuqishme, se kjo fitore do të jetë e të gjithë shqiptarëve. Nuk është fitore vetëm e PD, jo, është e shqiptarëve në radhë të parë. Nuk mund të durojnë ata, jetojnë në vende të lira, të pranojnë një narkotrafikant, një narkodiktator në vendin e tyre.
Jo, kështu që të gjitha. Është betejë në kushtet e narkoshtetit. Betejë për të përmbysur diktaturën dhe për të fituar.
Statuti i përcaktuar, do të zbatohet statuti. Të gjitha në funksion të betejës”, ka thënë Berisha.
Berisha: Arresti në shtëpi ishte një akt puçist i kryer më shkelje të Kushtetutës nga Edi Rama, nga Linda e Parlamentit apo zonja Vila. Nga Dumani dhe mercenarë të tjerë të drejtësisë. Ishte një grusht shteti brenda shtetit. Ku merret një pushtet për t’ia dhënë një pushteti tjetër, mirëpo siç jeni dëshmitarë, me persistim, u arrit që ajo dritare të shndërrohej në dritare e ferrit për Edi Ramën dhe qeverinë.
Ata me ethe përcillnin çdo natë fjalën time, që ia drejtoja publikut por edhe atyre.
Jeni dëshmitarë sesi dritarja zëvendësoi parlamentin dhe Edi Rama në fjalimet e tij shprehte vrerin e papërmbajtur ndaj dritares. U vartësova unë prej tij apo ai te unë? Doli shumë e qartë.
Kthehem nesër në Parlament në vazhdim të betejës sime deri të fitore. PD është forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në bota të ndalojë. Hapat janë të qartë. Edi Rama do marrë atë që meriton, nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Jemi në betejë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al