Analisti Fatos Lubonja, duke komentuar kaosin dhe tensionet në Kuvendin e Shqipërisë, është shprehu se njerëzit janë lodhur nga kjo klasë politike.
Lubonja duke u ndalur te dënimi i Ervin Salianjit, u shpreh se është një provë që drejtësia është e kapur dhe se nuk mund të kemi zgjedhje të lira.
“Gjykoj se këtu dominon interesi i një partie në pushtet, dh pjesa tjetër ka mbetur jashtë loje. Në këto kushte jemi sesa duhet bërë revolucion e protesta. Problem numër një në Shqipëri është se pavarësisht se kjo është ndjeshmëri politike, njerëzit janë lodhur nga kjo klasë politike. E kanë humbur ndjeshmërinë.
Për mendimin tim nuk është problem që e kanë pasur me shumë zjarr shqiptarët demokracinë, më së shumti kur janë përleshur shqiptarët me pushtetet, kur u është prekur kuleta në ‘97 dhe jo kur u vodhën zgjedhjet në ‘96. Pjesa opozitare, që ka patur PD më herët, një pjesë e mirë e kanë lënë sepse kanë mbetur pa punë.
Opozita në këto raste bën protesta simbolike, jo të mëdha. Ndjeshmërinë më shumë duhet at ketë drejtësia, kundër së cilës është bërë ky akt, sesa është i drejtë ai vendim. Për mendimin tim është një vendim që tregon drejtësi të kapur. Kjo ndjeshmëri ka të bëjë dhe me të ardhmen e gjyqtarëve. Mediat duhet të kenë ndjeshmëri dhe më shumë dhe pastaj çdo individ. Dhe njerëz të mazhorancës duhet të kenë ndjeshmëri, të mos shkojnë nga krimi në krim. Nga krimi në krim i rëndon regjimet. Ky gjyqësor është kryesori që Shqipëria të kalojë në situatë revolte ku ndërron gjithçka në Shqipëri
Mendoj se Salianji është një nga kartat e opozitës për goditjen e kësaj drejtësie që gjithmonë është më e kapur. Nuk është vetëm rasti Salianji që e tregon këtë, janë dhe mosndjekjet e tjera të akuzave si ajo e inceneratorëve. Duhet të ketë më shumë të dhëna të krimit të organizuar të ekonomisë, të jenë karta të opozitës, për të provuar se kështu nuk mund të kemi zgjedhje të lira”, tha Lubonja në News24.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al