Rilindja e Lautaro Martinez, askush si kapiteni në vitin 2025

Jan 25, 2025 | 22:02
SHPËRNDAJE

Lautaro Martinez është rikthyer dhe nuk do që të ndalet tani, as kundër Leçes. Përtej golit të shënuar në Pragë, “El Toro” ka shënuar në 2 ndeshjet e tjera në kampionat, kundër Bolonjës dhe Empolit.

Lautaro-Martinez-Inter-Milan-Captain-4

Në total, kapiteni zikaltër ka arritur që të shënojë 4 gola në 6 ndeshjë në vitin 2025 duke llogaritur të gjitha kompeticionet. Të njëjtën shifër ka edhe mbrojtësi Denzel Dumfris. Ndërkohë që Leçe i sjell shumë fat argjentinasi, pasi ka marrë pjesë në 4 gola në 3 ndeshjet e fundit kundër tyre.

Ndërkohë që sipas statistikave, Lautaro ka shënuar në 3 kompeticione të ndryshme në vitin 2025. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në kampionat, Champions dhe Superkupë. Asnjë futbollist tjetër në 5 kampionatet kryesorë të Europës nuk ka këtë ecuri si Lautaro. Pas një nisjeje të vështirë të kampionatit duket se është rikthyer.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura