“Rilindja ka kapitulluar”/ Kandidatja e LSI në Vlorë: Ndryshimi i madh është më afër se kurrë! Votoni numrin 6

Apr 22, 2021 | 13:10
SHPËRNDAJE

Kandidatja për deputete e LSI-së në Vlorë, Grisejda Myslimi ka bërë thirrje që në 25 prill të votohet për numrin 6 dhe LSI.

grisejda myslimi

Në një status në Facebook, Myslimi shkruan se Rilindja ka kapitullur, ndërsa ndryshimi i madh është më afër se kurrë.

“Fitorja e madhe mban vulën e vajzave dhe djemve, e grave dhe burrave të Vlorës, të cilët meritojnë të përfaqësohen denjësisht në Parlament”, shkrua kandidatja për deputete.

Postimi i plotë i Grisejda Myslimi

“Rilindja” ka kapitulluar.

NDRYSHIMI I MADH është më afër se kurrë.

FITORJA E MADHE ndihet tek të gjithë bashkëqytetarët e mi të dashur, të cilëve do t’u shërbejmë me përulësi në qeverisje.

FITORJA E MADHE mban vulën e vajzave dhe djemve, e grave dhe burrave të Vlorës, të cilët meritojnë të përfaqësohen denjësisht në Parlament.

25 Prilli është fundi i bandave dhe i të korruptuarve!

Më 25 Prill Vlora bëhet shtëpia e vlonjatëve.

MË 25 PRILL VLORA DO JA BËJË FORA!?

VOTO LSI!? VOTO NUMRIN 6! ?

#VloraShtepiaJuaj ?

#LSI ?

#GrisejdaMyslimi #02

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura