Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme/ Ministri i Financave: Nuk do të bëhet këtë vit, do realizohet paralelisht me…

Nov 5, 2024 | 13:48
SHPËRNDAJE

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme i cili ishte parashikuar që të bëhej këtë vit do të zgjasë deri vitin e ardhshëm.

petrit malaj

Ministri i Financave Petrit Malaj, teksa prezantoi buxhetin për vitin 2025 tha ndër të tjera se rivlerësimi i pasurive do të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencave.

Ai u shpreh se ‘nga procesi i rivlerësimit të përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptare, jo vetëm ata që duan të kryejnë disa shitje brenda 2024’

“Pjesa e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme do të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencës që po vlerësohen në të gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që nga procesi i rivlerësimit të përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptare, jo vetëm ata që duan të kryejnë disa shitje brenda 2024, pra është një proces që do të zgjasë edhe vitin e ardhshëm derisa të përcaktojmë çmimet e referencës”, tha Malaj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura