Rivlerësimi i shtëpive, formulari në Hipotekë e çmimet për Tiranën

Aug 30, 2016 | 19:00
SHPËRNDAJE

Qytetarët nga dita e sotme mund të paraqiten në hipoteka për të plotësuar formularët që të përfitojnë nga rivlerësimi i pronës dhe shtëpisë. Udhëzimi për rivlerësimin përcakton se në rast se një qytetar kërkon të rivlerësojë shtëpinë e tij fillimisht duhet të paraqitet në hipoteka për të plotësuar formularin “kërkesë për rivlerësim”.

edi-rama-mbledhje-qeverie

Qytetarit i njihet e drejta për ta bërë rivlerësimin edhe nga një ekspert të licencuar. Pra e thënë ndryshe ai mund të zgjedhë vullnetarisht nëse rivlerësimi do të bëhet nga hipotekat apo nga vlerësuesit privat të pasurisë.

Në rast se rivlerësimi i pasurisë do të bëhet nga një ekspert i licencuar, atëherë formulari që do t’i dorëzohet hipotekës duhet t’i bashkëlidhet edhe fotokopja e licencës së vlerësuesit të pasurisë, si dhe akti origjinal i vlerësimit të pasurisë së nënshkruar dhe të vulosur nga eksperti vlerësues i pasurisë.

Nga hipotekat, shtëpitë e qytetarëve do të rivlerësohen në bazë të çmimeve minimale fiskale. Në këtë rast, tatimi 2 për qind që do të paguhet do të llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së dalë nga rivlerësimi me çmimet minimale fiskale në fuqi dhe vlerës së pasurisë së aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi.

“Panorama” boton çmimet minimale fiskale për 11 zonat e kryeqytetit, ku secili qytetar mund të bëjë llogaritë se sa duhet të paguajë nga rivlerësimi. Në rast se shtëpia rezulton e regjistruar pa një kontratë shitjeje, atëherë për të përcaktuar vlerën e regjistrimit të pasurisë në zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, konsiderohet vlera e çmimeve minimale fiskale në çastin e regjistrimit të aktit të pronësisë.

E njëjta procedurë do të ndiqet edhe për shtëpitë që kanë marrë lejen e legalizimit dhe janë në proces regjistrimi në hipoteka. Edhe ata duhet të paraqiten në hipoteka për të plotësuar formularin, ose në rast se do të zgjedhin që rivlerësimin ta kryejnë nga ekspertët privatë, krahas formularit duhet të dorëzojnë fotokopje të licencës së vlerësuesit të pasurisë, si dhe akti origjinal i vlerësimit të pasurisë së nënshkruar dhe vulosur nga eksperti vlerësues i pasurisë.

FORMULARI I APLIKIMIT PER RIVLERESIM TE SHTEPISE NE HIPOTEKE
FORMULARI I APLIKIMIT PER RIVLERESIM TE SHTEPISE NE HIPOTEKE

Për rivlerësimin edhe për shtëpitë e legalizuara do të përdoren çmimet minimale fiskale të miratuara në 2015. Taksa që do të paguhet do të llogaritet nga çmimi i rivlerësuar dhe vlerës së pasurisë. Qeveria ka përcaktuar që tarifa që do të paguajnë qytetarët për rivlerësimin e shtëpive do të jetë 700 lekë.    DORINA AZO

hartaharta1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura