Ronaldinjo: Leao i fortë dhe Milani dashuri, ja pse nuk shkova tek Interi

Nov 24, 2024 | 7:22
SHPËRNDAJE

Ronaldinjo, ish-sulmuesi i Milanit, ka dhënë disa deklarata në lidhje me aventurën e tij në futboll. Ish-fantazisti brazilian foli për shumë kujtime të karrierës së tij edhe me kuqezinjtë. Ja fjalët e tij të marra nga “calciomercato.com”.ronaldinjoPELE DHE MARADONA – “Për brazilianët Pele është më i madhi nga të gjithë, por në shtëpinë time Maradona ka qenë gjithmonë Diego, ndryshe nga të gjithë të tjerët. Çfarë mund të thuhet për të? Spektakolar, më i miri që kam parë të luajë. Unë dhe ai kemi qenë shumë herë bashkë, jo vetëm si futbollist por edhe si miq, ai ka qenë gjithmonë një vëlla më i madh. Ishte e mrekullueshme të frekuentohesha me të”.

KAFU DHE MALDINI – “Isha një lojtar i lumtur. Sot ka shumë futbollistë që më bëjnë të buzëqesh, më japin gëzim. Mesi, Nejmar, por ka edhe shumë lojtarë janë të aftë. Futbolli është gjithmonë i bukur, pavarësisht ndeshjes apo vendit ku ndodhesh. Të bën gjithmonë emocional, të ëndërrosh. Për mua Roberto Baxho, mes italianëve ishte ai që më ka pëlqyer shumë. Në mesin e mbrojtësve Kafu më ka vënë gjithmonë në vështirësi edhe në stërvitje, një nga më të fortët. Pastaj Maldini, një lider absolut”.

11-shi IDEAL – “Në idealin tim 4-3-1-2 është Dida në portë. Mbrojtësi i djathtë do të ishte Kafu, i majti Roberto Karlos. Dy qendërmbrojtësit janë Paolo Maldini dhe Rafa Markez. Tiago Mota do të ishte regjisor, ndërsa dy mesfushorët do të ishin Deko dhe Pirlo. 10 nuk do të isha unë, por Mesi me në sulm Ronaldon dhe Romarion”.

MILANI DHE ALEGRI – “Tifozët e Milanit më kanë trajtuar gjithmonë shumë mirë, edhe para se të bashkohesha me ekipin. Edhe kur luaja për Barcelonën kundër Milanit, ata më brohoritën dhe më dhanë dashuri. Pastaj kur mbërrita te kuqezinjtë, gjithçka erdhi në rritje. I dua shumë. Unë dhe Alegri? Një marrëdhënie shumë e mirë, një trajner i madh. Nuk kam pasur kurrë problem me të”.

LEAO – “Më pëlqen shumë Leao, më pëlqen ta shoh atë duke luajtur”.

INTERI – “Në të kaluarën kemi folur me Interin, kur unë isha ende në Meksikë duke luajtur. Megjithatë, marrëveshja ishte e vështirë në atë kohë. Interi mbetet një klub i madh, kështu që është gjithmonë kënaqësi kur ka një propozim nga ai”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura