E ftuar mbrëmjen e djeshme në programin “Këndo Këngën time”, në Vizion plus ishte një nga zërat më të spikatur të muzikës shqiptare, Rovena Dilon. Gjatë intervistës, Rovena tregoi se kur konkurronte në Festivalin e RTSH-së, Vaçe Zela i dha vlerësimin maksimal.
Mirëpo këngëtarja nuk doli në konkurrim natën finale sepse siç tregon, në festival ka lojëra të nëndheshme. “Vaçe Zela kishte menduar të ma jepte mua vlerësimin maksimal, 20 pikë, si kryetare e jurisë, pasi si e tillë ajo jepte 20 pikë në raport me 10 pikë që jepnin anëtarët e tjerë. Ndërkohë siç duket, si në çdo festival që ka lojra të nëndheshme, unë nuk duhej të isha natën e fundit ndaj dhe nuk dola në konkurrim natën e fundit, duke mos prishur punë të klaneve të caktuara që ekzistonin dhe vazhdojnë të ekzistojnë. Këngët e mira gjithmonë vlerësohen, dhe këngëtarët e mirë gjithmonë mbeten. Nuk ka çmim në botë që ti ç’bëj ata”, tregoi Rovena. /vizionplus
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al