E ka veshur një fustan të tillë shumë vite më parë kur këndoi hitin “Dasma”, por vetëm në klip, e këtë herë ajo është veshur sërish me të bardha. Këngëtarja e njohur, Rovena Stefa, sapo ka publikuar disa foto me fustanin e nusërisë. Por ju djem që e pëlqeni artisten, mos u merakosni, ajo nuk është martuar, por e ka veshur vellon për të realizuar disa foto, të cilat do të jenë pjesë e cover-it të albumit të saj “live” me këngë dasmash. Albumi i saj do të dalë në treg në fillim të muajit korrik dhe mban titullin “Boll me lojna”, ku do të jetë një këngë e re, dhjetë këngë popullore të njohura. Ne mësojmë se këngëtarja edhe këtë sezon veror ka shumë ftesa për të kënduar në dasmat e të rinjve shqiptarë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al