Rrebeshet e shiu dhe era e fortë shkaktojnë dëme në qytetin e Korçës, plepat rrëzohen në rrugë dhe bllokojnë qarkullimin

Aug 26, 2024 | 20:58
SHPËRNDAJE

Reshjet e shiut në formë rrebeshi dhe breshëri dhe era e fortë ka përfshirë edhe qarkun e Korçës.

Plepa

Problematika janë regjistruar në fshatin Sheqeras dhe Orman të bashkisë Maliq.

Plepat e rrëzuar në rrugë kanë bllokuar qarkullimin automjeteve për disa minuta ndërkohë që shërbimi zjarrfikës ndërhyri për zhvendosjen e plepave dhe lehtësimin e qarkullimit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura