Rrebeshi i shiut dëmton çatinë e spitalit të Pukës, pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë jashtë funksionit! Rrëshqitje inertesh në disa akse

Nov 21, 2024 | 8:14
SHPËRNDAJE

Moti i keq gjatë natës ka shkaktuar probleme në rrethin e Pukës. Sipas informacioneve, si pasojë e rrebeshit të shiut është dëmtuar çatia e spitalit të Pukës.

Raportohet se si pasojë e shembjes së çatisë së spitalit, pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë kanë dalë jashtë funksionit.

Ndërkohë në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje të inerteve, ndërsa në akset rurale ka dëmtime të mëdha.

Po ashtu në Pukë mungon energjia elektrike prej pasdites së djeshme.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura