Rrëfimi i Arben Ndokës: Nard Ndoka më ftoi të kandidoja për PD-në

Sep 10, 2015 | 21:40
SHPËRNDAJE

Pak ditë pas dorëheqjes nga mandati i deputetit, Arben Ndoka ka rrëfyar arsyet e vërteta që e detyruan atë të merrte një vendim të tillë. Në një intervistë televizive të dhënë mbrëmjen e së enjtes për “Top Story”, Ndoka paralajmëroi për të tjerë persona që kanë pasur probleme me ligjin në Kuvendin e Shqipërisë. “Nëse japin dorëheqje si unë, Parlamenti ngel me 75 deputetë”,-tha ai.

Arben Ndoka
Arben Ndoka

Arben Ndoka shtoi se këtë çështje do ta ndjekë në Gjykatën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Sipas tij, vendimi i marrë nga gjykata italiane rreth 20 vite më parë ka qenë i padrejtë.

Ish-deputeti deklaroi se nuk ka qenë i detyruar nga Partia Socialiste për të dhënë dorëheqjen. Ndërsa tha se kishte pasur ofertë nga Nard Ndoka që të kandidonte për Partinë Demokratike.


Pjesë nga intervista e Arben Ndokës për “Top Story”:

…Për se e mohuat deri dje, ju dhe partia juaj këtë fakt? A keni gënjyer ju apo edhe partia juaj ka qenë dakord me këtë gënjeshtër?

Termi gënjeshtër më duket pak si fyerje.

Po ju pyes?

Është një vendim i Gjykatës që unë e kam shlyer me pa të drejtë. E kam shlyer vendimin ndaj drejtësisë italiane dhe nuk e kam borxh…

Këtu kemi të bëjmë me një person ndaj të cilit është marrë një masë vendimi dhe vendimi është shlyer. Në këtë pikëpamje nuk i jam borxh asnjë gjykate në Europë dhe në botë. Kjo është arsyeja pse unë i jam drejtuar Gjykatës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Kjo ka ndodhur para 20 vitesh. Kryetari i PD mandatin e tij po e përdor për të mbrojtur veten e tij, për t’ju shmangur drejtësisë 220 milion euro. Nuk kam marrë mandat për t’u mbrojtur nga asnjë, ndryshe nga të tjerë që për të pasur jetë në pushtet kanë shkelur mbi kufoma.

Gjithë këto histori dolën kur ju u përfshitë në një tjetër incident në Parlamentin shqiptar. Po për vendimin e gjykatës në Shqipëri kur ju goditët me grushte… Kjo lloj sjellje zoti Ndoka duke ju bashkangjitur edhe me të shkuarën tuaj, bën kontrast të keq?

Kjo është një akt që unë kam kërkuar ndjesë publikut. Respektoj vendimin e Gjykatës dhe vendimin e Parlamentit për të më përjashtuar me disa seanca. Po kështu respektoj edhe vendimin e Gjykatës për të kualifikuar aktin ligjor jo si një vepër penale… Sado që plagët janë shëruar, shenjat kanë mbetur dhe në momentin e cënimit të kësaj shenje normalisht që reflektimi ka qenë ai akt që u bë publik, por ashtu siç i kam kërkuar ndjesë publikut, i kërkoj ndjesë dhe tani. 

A i keni borxh publikut për faktin se shkuan dy vjet që ju nuk artikuluat që kishit një problem në të shkuarën?

Dorëheqja nga mandati i deputetit përfshin gjithçka që nevojitet për të dhënë një shembull të veçantë. Unë kisha një dënim në mungesë nga Gjykata italiane, kemi shumë raste në Itali dhe Kroaci. Por kemi pas edhe raste edhe në Shqipëri.

Ata nuk e kanë fshehur këtë apo jo? JU po e paguani duke dhënë dorëheqjen. Mendoni që do të ishte më mirë që ta kishit pranuar këtë?

Mendoj se për sa i përket etikës unë jam i pastës të paktën 80 për qind të atyre deputetëve që më akuzuan. Për sa i përket list-pranimit nuk kishte shembull më të mirë se lënia e mandatit.

Cili është argumenti që ju keni, pse publiku duhet t’ju besojë juve dhe jo drejtësinë italiane?

Mund të ketë njerëz që s’mund të besojnë se unë kam dhënë dorëheqjen, por unë e kam dhënë. Realiteti është që unë e kam ndarë me publikun këtë çështje dhe është shumë e vërtetë.

Është ushtruar presion nga partia juaj për dorëheqje?

Asnjë lloj presioni s’kam pasur…

Çfarë ndjenit në momentin kur u detyruar që të bënit publike detaje të jetës publike?

Unë mendoj që jam përpjekur të jem shumë i sinqertë te deklarata ime. Kjo vërtetohet edhe nga dorëheqja. Meqenëse jam i votuar, një detyrimin që të bëj publike jetën time private, duke mos thënë shumë detaje, por përmblodha gjithçka për të cilat unë jam detaje në çdo moment.

Cili do të jetë aksioni yt ligjor në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut?

Kam biseduar dhe po punoj me avokatë italianë që po merren me këtë çështje. Dhe shpresoj që ti jap zgjidhje në Itali,. Nëse s’mund të ndodhe do të shkoj në Strazburg.

Çfarë do të bëni më pas?

Nuk më intereson më politika dhe as biznesi. Kam dy vajza jam baba dhe unë do të vazhdoj me gjithë forcën time për t’i shkuar në fund drejtësisë. Për sa i përket pjesëmarrjes në politike do respektoj kushtetutën e Shqipërisë, pavarësisht dorëheqjes. Unë mund të kem qenë, deputet i PD-së ose i pavarur.

Keni marrë ofertë?  

Po

Nga kush?

Njëri nga ata ka qenë Nard Ndoka, miku im që më ka ftuar për të kandiduar me PD-në.

A jeni penduar sot që kjo karrierë politike ju solli më shumë shqetësim?

Në politikë jam futur për të dhënë atë që unë kam munduar se mund të japë. Kam qenë në dispozicion të elektoratit me përgjegjësitë që kisha ndaj tij në Lezhë. Kisha menduar se Parlamenti ishte një vend i shenjtë, por kur shkova u përballa me diçka tjetër. Një pjesë e madhe e deputetëve, sidomos nga PD-ja, po të mos kishin mandatin e deputetit, nuk do preferoja të rrija kurrë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura