Rreh ish-të fejuarën dhe familjen e saj, arsyeja do iu lërë pa fjalë

Jul 20, 2017 | 15:12
SHPËRNDAJE

Dje rreth orës 19.00 në Strugë në rrugën “Marks Engells”, A.I (26) nga një fshati i Strugës i cili ka qenë ish i fejuar i A.SH (26) nga Suedia, prej kur e kanë prishur fejesën, A.I me qëllim që t’ia kthejnë veshjet dhe stolitë prej ari shkoi në ndërtesën ku jeton ajo me familjen dhe prej kur e ka parë se dera e hyrjes së ndërtesës është e mbyllur me forcë e ka hapur, ka hyrë në ndërtesë dhe fizikisht i ka sulmuar edhe A.SH edhe familjen e saj, A.SH (18) motrën, F.SH (50) babain dhe N.SH nënën.

 

police2_1500553246-7381344
Në një moment në banesë ka ardhur vëllai i A.I., L.I (31) dhe përsëri kanë vazhduar t’i sulmojnë të njëjtët, ndërsa janë ndaluar nga ana e ZH.M i cili ka qëndruar në ndërtesë.

Pastaj dhuna ka vazhduar para ndërtesës ku kryerësit e dhunës me grushte e kanë sulmuar familjen, ku N.SH ka rënë pa vetëdije dhe me ndihmën e shpejtë është dërguar në Qendrën mjekësorë në Strugë ku edhe është treguar ndihma mjekësore dhe është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm, ndërsa F.SH ka pësuar lëndime.
Merren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Gazeta Express/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura