Rrëmbeu çmimin “Albumi i Vitit”, Beyonce hyn në historinë e Grammy Awards

Feb 3, 2025 | 7:35
SHPËRNDAJE

Beyonce ka fituar çmimin e lakmuar të albumit të vitit në Grammy Awards të këtij viti.

beyonce

Pavarësisht se ishte artistja më e nominuar në historinë e Grammy-t, kjo ishte fitorja e saj e parë në kategorinë më të lartë.

Vetëm tre gra me ngjyrë kanë fituar “albumin e vitit” para saj, e fundit ishte Lauryn Hill 26 vjet më parë.

Beyonce-s iu bashkua në skenë vajza e saj 13-vjeçare Blue Ivy Carter për të marrë çmimin kryesor për albumin Cowboy Carter, duke thënë se ndihej “e nderuar”.

“Kanë kaluar shumë, shumë vite dhe unë thjesht dua të falënderoj Grammy-t, çdo kompozitor, çdo bashkëpunëtor, çdo producent, për të gjithë punën e palodhur”.

Beyonce, e cila është këngëtarja me më shumë çmime dhe më së shumti nominime në Grammy, shkroi një faqe tjetër në histori pasi u bë këngëtarja e parë me ngjyrë që fitoi albumin më të mirë të vitit në shekullin e 21-të.

Fituesja e fundit ishte Lauryn Hill në vitin 1999 me The Miseducation of Lauryn Hill, ndërsa para saj e kanë fituar Natalie Cole dhe Whitney Houston.

Në kategorinë “Albumi i vitit”, Beyonce ishte nominuar edhe 4 herë të tjera por pa arritur që të sigurojë çmimin.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura