Modelja Endi Demiri është bukuroshja që arriti të shpallej “Miss Universe Albania 2023”, ku do të përfaqësojë këtë vit Shqipërinë në konkursin botëror të bukurisë në El Savador.
E së fundmi modelja ka qenë e ftuar tek “Rudina” ku ka treguar se çfarë ka ndryshuar tashmë në jetën e saj me marrjen e këtij titulli dhe kauzën e veçantë që ajo do të ndjek për të gjitha vajzat e reja, e cila e ka zanafillën nga një përjetim personal i vetë Miss-it.
“Gjëja e parë që ndryshon është që nuk jam më vetëm Endi. Jam Endi Demneri “Miss” i Shqipërisë. Në radhë të parë, kam bërë familjen time krenare. Dua që mbiemri im, ngaqë është më i vjetri në Shqipëri, të dëgjohet dhe traditat të vazhdojnë. Përveç kësaj dua që të inspiroj të gjitha vajzat e vogla që po rriten dhe të mendojnë dhe të kuptojnë që të qenurit Miss, të qenurit një vajzë në show mund të ndihmojmë dhe të aspirojmë vetëm për të mirë. Kemi fuqinë tani që të bëjmë gjëra të mira për vendin tonë të vogël”- u shpreh Endi.
Më tej, Missi foli dhe për sëmundjen me të cilën ka luftuar më parë e cila ndikon në organin e riprodhimit të femrës dhe në mendjen e saj.
“Është një sëmundje që quhet endometriosis. Kjo është kauza ime në “Miss Universe”. Dua të bëj vajzat e vogla dhe në moshën time, as nuk diskutohet, të kuptojnë që në qoftë se nuk ndihen mirë me veten, ka një gjë që s’ shkon, nuk kanë dëshirën për të filluar ditën, dëshirën për të ndërmarrë gjëra për veten e tyre, është me të vërtetë një gjë që nuk shkon te to. Duhet kuptuar që asgjë nuk të ndalon ty, e vetmja gjë që mund të të ndalojë është një sëmundje që në Shqipëri dhe në vendet e vogla akoma nuk njihet. Endometriosis është një sëmundje që është në organin riprodhues të femrës dhe ndikon në mendjen e vajzës.
Në momentin që ti e kap, duhen 7 vite për ta diagnostikuar këtë lloj sëmundjeje. Është shumë e vështirë dhe në momentin që gjendet, diagnostikohet dhe varet se në çfarë faze është. Fati im ishte që isha në fazë të parë dhe munda ta largoja plotësisht si sëmundje. Po, ka kurim por deri në fazën e tretë. Në qoftë se je sipër fazës së tretë, ti duhet ti nënshtrohesh një trajtimi me vite. Kjo lloj sëmundje ty të ndikon në mendje, në gjendjen shpirtërore dhe në riprodhim. Në qoftë se e lë këtë sëmundje të vazhdojë, mund të arrish në momentin që nuk mund të kesh më një beb. Është një sëmundje që nuk dihet se nga vjen, por është vendimtare për jetën e një femre.”-rrëfeu ajo.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al