Rrezik dështimi, Interi nuk ka ekip me 22 titullarë

Jan 9, 2025 | 11:44
SHPËRNDAJE

A e ka Interi organikën më të fortë të Serisë A? Po. Si për fondin e rrogave më të larta të kampionatit, për vlerën e kartonëve që kanë lojtarët në treg. Shumë pak mendojnë të kundërtën për këtë temë. Por a ka Interi 22 titullarë?

inter

Pikërisht këtu është debati më i madh. Dëshmia e qartë e këtij debati u pa në derbin e Superkupës së Italisë. Largohet Çalhanoglu dhe aktivizohet Kristjan Asllani. Përtej fajeve të përgjithshme si skuadër që iu pëlqen trajnerëve për të larguar nga përgjegjësia individët, shqiptari ishte një nga lojtarët më zhgënjyes në përmbysjen e Milanit. Por mund të flasim edhe për zëvendësimin Mkitarian-Zielinski.

A mund të aktivizohej polaku në vend të Çalhanoglusë? Po, por herët a vonë, ish-lojtari i Empolit do të merrte herët a vonë vendin e armenit. Çmund të thuash për Fratezin që dëshiron të largohet dhe është i pakënaqur me aktivizimin. Taremi luajti si titullar dhe shënoi gol, por në fakt ai e provon skuadrën nga disa lëvizje që i bën vetëm Turam për t’i dhënë Interit thellësi. Në këtë diskutim duhet të përfshijmë edhe Arnautoviçin dhe Korrean për të mos drejtuar gishtin vetëm tek iraniani. Edhe dy sulmuesit e tjerë nuk janë duke kaluar formë optimale. Pastaj është edhe Bisek, që alternon ndeshjet pozitive me disa përhumbje dhe aksione të lexuara gabim.

Lëvizje në të cilat Pavar është tjetër nivel. Çfarë të thuash pas zëvendësimin Dimarko-Karlos Augusto. Braziliani ka tersin që përpara tij luan një nga anësorët më të mirë të Europës. Që Interi pretendon shumë është logjike, nisur nga ecuria që ka pasur në vitet e fundit. Por që Interi pretendon gjithçka është e tepërt. Inzagi kujtoi me të drejtë se si Milani ka maskuar disa elementë, edhe pse në 40 minutat që u aktivizua Leao, Konseisao nuk hoqi dorë nga asnjë titullar, përballë katër të Interit (Açerbi, Pavar, Turam dhe Çalhanoglu). Askush nuk do t’ia ulë vlerën përmbysjes së Milanit, por është normale që të përmenden edhe 4 mungesat e rëndësishme të Interit. Kur aktivizohen të tjerët, bie ndjeshëm kualiteti i qarkullimit të topit dhe mentaliteti i skuadrës. Në analizën e ndeshjes duhet të rikujtojmë edhe rastet e shumta të humbura nga ana e Interit, pa harruar ato të Milanit. Duhet shtuar lehtësia me të cilën pankina e Interit e mori ndeshjen dhe vonesa për të kuptuar që ndeshja po shkonte në duart e kushërinjve.

Stafi teknik ka dorë në këtë punë sepse lojtarët në fushë nuk mund të modifikojnë ndeshjen dhe mënyrën e lojës. Interi ka bindje që mund të luajë mirë dhe të dominojë siç ka ndodhur në sezonin e fundit, por kjo nuk është gjithmonë e sigurt. Ata që flasin për një organikë të pasur si Reali i Madridit, Barcelona, Siti, Liverpuli dhe Bajerni, duket sikur janë të njëjtët që duan të bëjnë lojën e faktit që do të flasim për Interin kur të eliminohet nga Champions-i. Skuadra duket se nuk ka një ekuilibër mes titullarëve dhe bashkëtitullarëve, siç Marota preferon t’i quajë. Kur ndodhin episode si ato të finales së Superkupës kuptohet që mes titullarëve dhe lojtarëve të stolit ka diferenca.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura