Të ecësh në këmbë në qytetin e Tiranës është një sfidë më vete për të gjithë kalimtarët, pasi fuqia është e automjeteve.
Emisioni investigative “BOOM” në RTV Ora News ka bërë një vëzhgim në disa rrugë të kryeqytetit, dhe ajo që vihet re është një kaos i vërtetë.
Nga vëzhgimi duket fare qartë se edukata e drejtuesve të makinave në raport me qytetarin dhe këmbësorin është zero. Për këtë ankohen edhe vetë qytetarët.
Këmbësori nuk ka prioritet as në vijat e bardha, aty ku kodi rrugor i jep përparësi këmbësorit. Pra të luash bixhoz me jetën është të kalosh nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al