Kryeministri i Haitit shkarkohet pas 6 muajsh në detyrë! Ja kush u emërua në vend të tij

Nov 11, 2024 | 7:15
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Haitit, Garry Conille është shkarkuar nga këshilli qeverisës i vendit më pak se gjashtë muaj pasi ai mori detyrën.

Garry Conille

Një urdhër ekzekutiv, i nënshkruar nga tetë nga nëntë anëtarët e këshillit, emëroi biznesmenin dhe ish-kandidatin e Senatit të Haitit, Alix Didier Fils-Aime si zëvendësues të Conille.

Conille, një ish-zyrtar i Kombeve të Bashkuara, mori detyrën për të udhëhequr Haitin përmes një krize sigurie të vazhdueshme, të udhëhequr nga bandat dhe pritej të ndihmonte në hapjen e rrugës për zgjedhjet e para presidenciale të vendit që nga viti 2016.

Ai e përshkroi rrëzimin e tij si të paligjshëm, duke ngritur “shqetësime serioze” për të ardhmen e Haitit.

Haiti aktualisht nuk ka as president e as parlament dhe, sipas kushtetutës së tij, vetëm ky i fundit mund të shkarkojë një kryeministër në detyrë. Conille u betua më 3 qershor.

“Kjo rezolutë, e marrë jashtë çdo kuadri ligjor dhe kushtetues, ngre shqetësime serioze për legjitimitetin e saj”, citohet të letrën e shkruar nga Conille.

Këshilli presidencial kalimtar i Haitit (TPC) u krijua në prill pasi Ariel Henry, paraardhësi i Conille, u largua nga detyra nga një rrjet bandash që kishin pushtuar pjesë të kryeqytetit Port-au-Prince.

Henry u largua nga Haiti për të marrë pjesë në një samit në Guajana më 25 shkurt 2024 dhe anëtarët e bandës më pas kapën aeroportin ndërkombëtar të qytetit, duke e penguar atë të kthehej në vend.

TPC kishte për detyrë të rivendoste rendin demokratik në vendin e Karaibeve.

Më shumë se 3.600 njerëz janë vrarë në Haiti që nga janari dhe më shumë se 500.000 janë larguar nga shtëpitë e tyre, sipas OKB-së, e cila e përshkruan Haitin si një nga vendet më të varfra në botë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura