Pak ditë na ndajnë nga festa e “Halloween-it” dhe njerëzit kanë filluar të mendojnë për look-un me të cilin do të shfaqen.
Një prej tyre është edhe moderatorja e njohur, luana Vjollca.
Duket se ajo nuk e ka përzgjedhur ende personazhin, prandaj ka kërkuar ndihmën e ndjekësve.
Sigurisht që sugjerimet kanë qenë të shumta, por vëmendjen e tërhoqi njëri.
“Rri qysh je moj, boll na tut qashtu”,- i shkruante ndjekësi.
Luana, nga ana tjetër, e ka marrë me sportivitet këtë sugjerim, ndaj të cilit u përgjigj:
“U qyqaaaa”, duke i shtuar edhe emoji që tregojnë një fytyrë duke qeshur me lot.
Edhe pse ende nuk ka vendosur për look-un, Luana paralajmëroi ndjekësit për surpriza.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al