Profesori dhe eksperti i ekonomisë Selami Xhepa bëri një pasqyrim të situatës ekonomike për vitin 2024 duke theksuar se ka një stabilizim makro-ekonomik, por theksoi se “nuk shikon zhvillime të rëndësishme për të ndryshuar panormën në 2025”.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Xhepa theksoi se rritja ekonomike është e moderuar, por pozitive.
Sipas tij borxhi publik është vendosur nën kontroll.
“Një lexim i radiografisë shumë shpejt mendoj që ka një konsolidim makro ekonomik, pra ka një përpjekje për të stabilizuar makro ekonominë, shpesh njerëzit e thjeshtë nuk e kuptojnë, por një kancelar gjerman e ka thënë shumë bukur, që “stabilizimi marko-ekonomik mund të mos jetë asgjë, por pa të çdo gjë është asgjë”. Kjo do të thotë që një rritje ekonomike është e moderuar, por është pozitive, ka një borxh publik që është vendosur nën kontroll, pavarësisht faktorëve, ka një fenomen të inflacionit që ishte shqetësues, por po vihet nën kontroll. Këto janë parametrat që ne gjykojmë stabilizimin makro-ekonomik”, tha profesor Xhepa, i cili theksoi se “progresi ka qenë modest”, tha Xhepa.
Ai tha se pensionet janë në gjendje mjerimi, sepse më shumë se gjysma e pensionistëve marrin më pak se niveli mesatar i pensioneve.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al