Rritje pagash për mësuesit, bluzat e bardha dhe punonjësit e administratës/ Zbardhet programi politik i qeverisë ‘Rama 3’, ja çfarë premton për taksat

Sep 15, 2021 | 14:45
SHPËRNDAJE

“Panorama”.al ka siguruar programin e qeverisë “Rama 3”, i cili do të prezantohet ditën e enjte në Kuvendin e Shqipërisë nga kryeministri Edi Rama.

Për prezantimin e programit politik të mandatit të tretë janë parashikuar 4 orë fjalim nga Kuvendi, ku Rama do të analizojë sektor më sektor prioritetet e qeverisë së tij për 4 vitet e ardhshme.

RRITJA E PAGAVE

Qeveria Rama pritet të rrisë pagat e punonjësve të administratës në mandatin e tretë qeverisës. Pagat e mjekëve, mësuesve dhe infermiereve do rritem me 40% deri ne fund te mandatit te tretë.

Ndersa administrata do ketë si pagë mesatare, 85 mije lekë deri ne fund te mandatit të tretë.

rritja e pagave

Duke nisur nga muaji Korrik i vitit 2022, pritet te rritet gradualisht dhe ne menyre te pershkallezuar pagat e administrates si me poshte:

Rriten pagat e mesuesve, mjekeve dhe infermiereve me 40% deri ne fund te mandatit te trete.

Rriten pagat e punonjesve te administrates publike me 30% deri ne fund te mandatit te trete.

Rritet paga mesatare ne administrate, nga 72 mije leke ne muaj ne 85 mije leke ne muaj deri ne fund te mandatit te trete.

TAKSIMI

Sa i përket taksave, programi i qeverisë parashikon që çdo qytetar që siguron më pak të ardhura do të paguajë më pak edhe në Shqipërinë 2030.

Rrisim dyshemenë për pagat e patatueshme nga 30 mijë në 40 mijë lekë në muaj. Me këtë masë, 435 mijë të punësuar paguajnë zero taksë.

Mbështesim shtresën e mesme duke rishikuar fashën e sipërme të taksimit progresiv. Tatimi 23% do të fillojë të aplikohet në pagat me mbi 200 mijë lekë dhe më tej, brenda afatit të deklaruar 250 mijë lekë, nga 150 mijë që është sot.

Nga 1 janari 2023, rimbursimi i TVSH-së për bizneset do të jetë automatik.

Shërbimet ndaj tatimpaguesve 100% digjitale. Inspektorët do të vizitojnë bizneset atëherë kur të kenë nevojë për verifikime, por jo më shumë se një herë në vit.

taksimi 1 taksimi 2

Në program thuhet se qeverisja do te mbeshtetet ne 5 shtylla kryesore:

“Mandati i tretë organikisht nis me objektva të qarta për mënyrën si do të ndërtojmë, hap pas hapi, të ardhmen tonë europiane, duke u mbështetur së pari në 5 shtylla kryesore:

1. Rimëkëmbje e ekonomisë nga tërmeti dhe pandemia;
2. Mirëqenie për të gjithë, që do të përkthehet në një ekonomi të zhvilluar që
krijon shanse për të gjithë.
3. Modernizim për zhvillim të ekonomisë prodhuese, turizmit, energjisë,
bujqësisë, ekonomisë digjitale, transporteve dhe shërbimeve;
4. Familja si themeli ku ndërtojmë të ardhmen;
5. Shqipëri e fortë, me shtet të fortë, vëmendje për çdo Shqiptar dhe me dinjitet
në botë”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura