“Rrugës për…”- Në arrati pas sherrit me personazhin e Tik-Tok, Stresi publikon video duke lëvizur me makinë

Aug 23, 2024 | 18:53
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur, Stresi, edhe pse në arrati dhe në kërkim nga autoritetet Kosovare pas sherrit me personazhin e Tik-Tok, Medi Iseni, vijon të jetë mjaft aktiv në rrjetet sociale.

stresi

Së fundmi, ai publikoi një video duke lëvizur me makinë, ndërsa krahas saj shkruante një përshkrim: “Rrugës për …”.

stresi

Reperi nuk e ka përcaktuat se për ku po udhëton, ndërsa në sfond dëgjohej dëgjohej kënga e Feros, “Arsenal”.

Kujtojmë që Stresi u arratis pas sulmit në një klub në Pejë të Kosovës, ku personazhi i njohur i Tik toku Medi Iseni, u rrah në ambientet e klubit, sipas tij, nga dy reperët, Stresi, Noizy dhe grupi i tyre.

medi-iseni-noizy-stresi

Policia shqiptare arriti të arrestonte Noizy-n, i cili u lirua nga qelia pak ditë më parë me vendim të Gjykatës së Durrësit, ndërsa Kosova e ka shpallur në kërkim. Seanca gjyqësore për Rigels Rajkun u zhvillua më 16 gusht, ndërsa për t’u liruar reperi ofron garanci pasurore 50 mln lekë të vjetra.

Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax.

stresi stresi

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura