“Rusia duhet të detyrohet në paqe”- Fjalimi i Zelensky-t në OKB: Putini ka thyer kaq shumë rregulla ndërkombëtare, ai nuk ndalet i vetëm

Sep 24, 2024 | 23:07
SHPËRNDAJE

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha sot në një fjalim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, se lufta me Rusinë nuk mund të përfundojë vetëm përmes bisedimeve dhe se Moska duhet të detyrohet në një marrëveshje paqeje.

29278604

“Putini ka thyer kaq shumë rregulla ndërkombëtare, ai nuk do të ndalet i vetëm. Rusia mund të detyrohet vetëm për paqe dhe kjo është pikërisht ajo që kërkohet. Të detyrojmë Rusinë për paqe, si i vetmi agresor në këtë luftë dhe ai që shkel statutin e OKB-së”, nënvizoi presidenti i Ukrainës.

Pasi falënderoi aleatët e Ukrainës për mbështetjen e tyre, udhëheqësi ukrainas u bëri thirrje vendeve më të largëta, duke i bërë thirrje Brazilit, Indisë dhe vendeve në të gjithë Afrikën dhe Amerikën Latine, që të rrisin presionin ndaj Rusisë për të ndalur luftën, duke thënë se “të gjitha vendet janë njësoj të rëndësishme për paqe pa përjashtime”.

Shumë prej këtyre vendeve kanë lidhje ekonomike ose të ngushta diplomatike me Rusinë dhe i kanë dhënë më shumë besim pretendimeve të Putinit se Rusia u provokua në luftë nga perëndimi.

Në të njëjtën kohë, Zelensky denoncoi rolin e Iranit dhe Koresë së Veriut që Rusia i ka bërë bashkëpunëtorë de facto në luftën e saj kriminale në Evropë.

Në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kreu i diplomacisë amerikane, Anthony Blinken, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të denoncojë ndihmën ushtarake të Teheranit dhe Phenianit për Moskën.

“Mbështetja e Teheranit dhe Phenianit po ndihmon Putinin të shkaktojë masakër, vuajtje dhe shkatërrim mbi burrat, gratë dhe fëmijët e pafajshëm ukrainas,” tha Blinken.

Nga ana e tij, ministri i jashtëm kinez, Wang Yi, hodhi poshtë akuzat dhe siguroi se Pekini mbështet përpjekjet për paqen në Ukrainë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura