Rusia goditi Ukrainën me raketa në ditën e Krishtlindjes, reagon Zelensky: Sulm çnjerëzor! Putini e zgjodhi qëllimisht këtë datë

Dec 25, 2024 | 10:11
SHPËRNDAJE

Ndërsa miliona ukrainas festojnë sot ditën e Krishtlindjes, Rusia ka nisur një sulm masiv me raketa dhe dron në infrastrukturën energjetike të vendit.

ze

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky reagoi ashpër ndaj sulmit rus, raporton BBC.

Zelensky tha se Rusia bëri një “zgjedhje të vetëdijshme” për të nisur sulmet në ditën e Krishtlindjes.

Presidenti ukrainas deklaroi se Rusia lëshoi më shumë se 70 raketa dhe rreth 100 dronë.

Screenshot_5

“Çdo goditje masive ruse kërkon kohë për t’u përgatitur. Nuk është kurrë një vendim spontan. Është një zgjedhje e ndërgjegjshme jo vetëm e objektivave, por edhe e kohës dhe datës. Sot, Putini zgjodhi qëllimisht Krishtlindjet për një sulm. Çfarë mund të ishte më çnjerëzore?

Më shumë se 70 raketa, duke përfshirë ato balistike, dhe më shumë se 100 drone sulmuese. Ata vazhdojnë të luftojnë për një ndërprerje të energjisë në Ukrainë. Sipas të dhënave paraprake, mbrojtësit tanë arritën të rrëzojnë më shumë se 50 raketa dhe një pjesë të konsiderueshme të dronëve. Deri më tani, ka ndërprerje në disa rajone. Punonjësit po punojnë për të rivendosur furnizimin me energji elektrike. sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Zelensky.

Në Kiev, qytetarët u strehuan në stacionet e metrosë pas paralajmërimeve për sulme me dron.

Raportohet se sulmet ruse shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë Ukrainën, duke përfshirë edhe disa zona të Kievit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura