Rusia shenjëstron Ukrainën me breshëri raketash dhe dronë/ Vriten katër persona, Zelensky: Sulm i qëllimshëm!

Feb 1, 2025 | 10:07
SHPËRNDAJE

Rusia ka sulmuar këtë të shtunë Ukrainën me breshëri dronësh dhe raketash, duke vrarë të paktën katër civilë dhe duke dëmtuar banesa dhe infrastrukturën në të gjithë vendin, thanë zyrtarët ukrainas.

Screenshot_4

Mësohet se raketat dhe dronët rusë kanë shenjëstruar qytetin e Odessës.

Ministria e Brendshme tha se një raketë ruse u përplas në një ndërtesë banimi në qytetin qendror të Poltava, duke vrarë tre persona dhe duke plagosur 10, përfshirë një fëmijë, raporton Reuters.

Gjithashtu Ministria postoi foto në aplikacionin e mesazheve Telegram që tregonin banesat e dëmtuara nga sulmet ruse, ndërkohë që dhjetëra ekipe zjarrfikësve ndodhen në vendngjarje.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha në një postim në Telegram se ky ishte një sulm “i qëllimshëm” me raketa balistike.

“Midis atyre në vendin e sulmit ishin diplomatë norvegjezë,” vuri në dukje Zelensky, pa specifikuar nëse ata ishin të plagosur ose jo.

Edhe pse ndodhet shumë larg vijës së frontit të luftimeve, Odessa ka qenë objektiv i sulmeve ruse disa herë që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022.

Nëntorin e kaluar, të paktën 10 persona u vranë dhe 47 të tjerë u plagosën në një sulm me raketa ruse në qytet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura