Rusia sulmon një treg në një rajon të Ukrainës, raportohet për 17 viktima! Zelensky: Çnjerëzore, ligësi e pacipë

Sep 6, 2023 | 17:49
SHPËRNDAJE

Një sulm nga Rusia ka ndodhur në rajonin Kostiantynivka në Ukrainë.

sulmiii

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave, Ministria e Brendshme e Ukrainës sapo ka konfirmuar se 17 persona kanë vdekur tani si pasojë e një sulmi në Kostiantynivka.

Gjithashtu mësohet se 32 persona kanë mbëtur të plagosur pas këtij sulmi.

“Operacioni i kërkim-shpëtimit në Kostyantynivka ka përfunduar,” thuhej në njoftimin e ministrisë.

Bëhet e ditur gjithashtu se sulmi goditi një treg, dyqane dhe një farmaci.

“Kushdo në botë që ende merret me diçka të Rusisë, thjesht e injoron këtë realitet. E keqe e tmerrshme. Ligësi e pacipë. Çnjerëzore e plotë,” tha Volodymyr Zelensky.

“Kjo e keqe ruse duhet të mposhtet sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi ai.

Kujtojmë se që nga 24 shkurti i vitit të kaluar, mijëra persona, civilë dhe ushtarakë kanë humbur jetën në Ukrainë, pas agresionit të pajustifikuar të Rusisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura