Rusia zotohet se ka pushtuar qytetin e rajonit Donetsk në Ukrainë, por Kievi mohon deklaratën e Moskës

Jan 7, 2025 | 10:55
SHPËRNDAJE

Rusia pretendon se forcat e saj ushtarake kanë pushtuar qytetin e vijës së parë të Kurakhove në rajonin Donetsk të Ukrainës lindore.

Screenshot_8

Bëhet fjalë për një qytet që ka përballuar he ka funksionuar si një mburojë ndaj përparimeve ruse gjatë muajve të fundit.

Por Ukraina nuk e ka pranuar rënien e Kurakhove, i cili ndodhte 35 km në jug të Pokrovsk, raporton BBC.

Ditët e fundit janë zhvilluar luftime të ashpra në rajonin Kursk të Rusisë , pasi Ukraina nisi një kundërsulm të dielën.

Një foto e gjeneruar nga mediat sociale, që i është dërguar Reuters tregon një ushtar që mban lart një flamur rus në Kurakhove. Por imazhi nuk është verifikuar nga BBC.

Viktor Trehubov, zëdhënës i grupit të forcave të Khortytsia të Ukrainës, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se, që nga mëngjesi i së hënës, forcat ukrainase janë duke u angazhuar me trupat ruse brenda Kurakhove.

Marrja e Kurakhove do t’i lejonte rusët të shkonin në veri për të sulmuar Pokrovsk nga një drejtim i ri, tha analisti Roman Pohorily.

Ministria ruse e mbrojtjes pohoi gjithashtu të hënën se fshati Dachenske, i cili ndodhet rreth 8 km në jug të Pokrovsk, ishte pushtuar nga forcat e saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura