Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi ka ironuzuar Partinë Socialiste për kallëzimin në SPAK të deputetes së PD, Elda Hoti, që hodhi aromatizues në Kuvend.
“Sa lekë u shpenzua nga SPAK për ekspertizën”, u shpreh Bardhi në Komisionin e Çështjeve Ligjore, ku ishte i pranishëm prokorurori i posaçëm Alfred Shehu.
“E nuhati Ulsi që ishte ulur aty para, Igli Hasani, desh i vrau Elda me erë të keqe”, ironizoi demokrati, duke shtuar se aromatizuesi që u hodh në seancën plenare shitet në çdo market.
Bardhi shtoi se “nuk kanë rrezik për vetëflijim e Eldës e para se s’do të kisha lejuar të vetëflijohej një koleg, e aq më tepër të më ishte vrarë Klodi Bushka”.
Ndërsa kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Bushka, iu drejtua “Lëri ironitë”, ndërsa kreu i Grupit të PD-së iu përgjigj: “S’janë ironi, por para buxheti”.
Gazment Bardhi: Sa lekë bëri ekspertiza e aromatizuesit të Elda Hotit se janë shumë kurioz? Sa lekë shpenzuat si SPAK për t’i bërë analizat një gjëje që kishte tmerruar, Pandi ti rri se nuk e nuhate, e nuhati Ulsi që ishte ulur aty para, Igli Hasani, desh i vrau Elda me erë të keqe.
Jam shumë kurioz, prokurorja kur e kishte pyetur i ka thënë: E ke blerë jashtë apo brenda, se po ta kishte blerë jashtë do e çonte për ekspertizë jashtë. Shiten në çdo market, nuk kanë rrezik për vetëflijim e Eldës e para se s’do të kisha lejuar të vetëflijohej një koleg, e aq më tepër të më ishte vrarë Klodi Bushka, do të ishte gjë e rëndë.
Klodilta Bushka: Lëri ironitë
Gazment Bardhi: Nuk janë ironi, janë para buxheti, harxhohen! E dini sa ka shkuar fatura e ekspertizës
Prokurori Alfred Shehu: Ju bëtë një pyetje për një çështje konkrete dhe ne nuk jemi të autorizuar të japim komente, s’mund të japim komente.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al