“Sa mërzitem kur s‘më flet, edhe kur e bën ke doza urrejtje”- Fero i kërkon publikisht falje Arbenitës: Të lutem rikthehu, jam penduar me shpirt dhe…

Sep 30, 2023 | 20:14
SHPËRNDAJE

Reperi i njohur Fero i ka kërkuar falje publike bashkëshortes së tij, Arbenita Ismajli, duke iu lutur të rikthehen së bashku.

arbenita-fero
Ai shkruan se marrëdhënia e tyre ka pësuar ulje e ngritje, por thekson se “zbrazëtinë që i jep kjo gjendje“ përpiqet ta kalojë me optimizimin se komunikimi mes tyre do të përmirësohet.

Fero shkruan se ka ndryshuar dhe kjo falë Arbenitës ndaj i kërkon asaj një mundësi të fundit për të qenë bashkë.

arbenita ismajli, fero (17)

“Pertej te gjithave dua te te falenderoj thellesisht nga zemra qe u bere shkak per ndryshimin tim, kete ndryshim rrenjesor qe i dha kuptim dhe ngjyra jetes sime”, shkruan Fero.

arbenita ismajli, fero (7)

Ndërsa shton: “Eh sa merzitem kur nuk me flet dhe ne momentin qe me flet demonstron doza urrejtje. Te kuptoj fare mire, ke arsye per tu sjelle ashtu.”

arbenita ismajli, fero (4)
Fero shkruan se i mungon shumë bashkëshortja dhe vajza e tyre, teksa theksoi se është i penduar për çdo gjë që ka bërë.

“Me kete mesazh nuk dua te them “rikthehu”, por lutem qe ti te rikthehesh”, përfundoi ai postimin në Instagram.

fero

Kujtojmë që Fero pak muaj më parë u arrestuar pasi dhunoi Arbenitën dhe e kërcënoi me jetë.

Pas daljes nga burgu, ai ndryshoi sjellje duke deklaruar se do hiqte dorë nga muzika dhe do i përkushtohej fesë islame. Ai u bëri thirrje fansave të mos e dëgjonin muzikën e tij.

arbenita ismajli, fero (7)

Ndërsa në një postim pak javë më parë deklaroi se ai dhe modelja kishin ndarë rrugët me njëri-tjertin, si edhe e vetmja gjë që i lidhte ishte vajza.

Por Fero u pendua shumë shpejt duke kërkuar rikthimin me bashkëshorten e tij.

arbenita ismajli, fero (10)

Postimi i plotë:

Gruaja ime e dashur, kete mesazh ia dedikoj zemres sate. U be kohe e gjate qe kur marrdhenia jone pesoi ulje-ngritje. Zbraztesine qe me jep kjo gjendje jam perpjekur ta kaloj me optimizem qe nje dite komunikimi mes nesh do te permiresohet…

Eh sa merzitem kur nuk me flet dhe ne momentin qe me flet demonstron doza urrejtje?. Te kuptoj fare mire, ke arsye per tu sjelle ashtu.

Me beso qe sa here mendoj kush kam qene dhe cfare kam bere kundrejt teje, shqetesohem, merzitem teper.

Pertej te gjithave dua te te falenderoj thellesisht nga zemra qe u bere shkak per ndryshimin tim, kete ndryshim rrenjesor qe i dha kuptim dhe ngjyra jetes sime. Jam shume i vertete kur them qe ti je shkaku dhe arsyeja e ketij ndryshimi.

Pas gjithe atyre vuajtjeve shpirterore te maskuara me lumturi te rrejshme, pas atij depresioni te kamufluar buzeqeshje, une gjeta paqen shpirterore ne praktikimin e fese. Prehjen shpirterore per te cilen luftova vite e vite, e gjeta te kthimi kah Krijuesi im.

Do te jem falenderues deri ne frymemarrjen e fundit per gjithe ato qe te permenda e te tjera qe i di Ai larte, por te siguroj qe pas gjithe kesaj lumturie dhe qetesie shpirterore qe gjeta tek te jetuarit per Allah, jane vetem 2 gjera qe me mungojn thellesisht ne jeten time, me mungon ti dhe vajza jone. Te kerkoj falje me gjithe zemer.

Te kam treguar shume here qe jam penduar me shpirt dhe ndiej keqardhje per te kaluaren time por ti ende nuk beson. Per shkak te keqardhjes qe me shoqeron lidhur me te kaluaren time, dua ta bej publike kete kerkimfalje.

Ti ke bere shume, me ke dhene shum mundesi pas gjithe atyre gabimeve qe kam bere ne kohen kur nuk kam qene vetvetja, tani te kerkoj mundesine e fundit. Me kete mesazh nuk dua te them “rikthehu”, por lutem qe ti te rikthehesh.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura