“Sa vuajta pas humbjes kundër Çelsit”, Kros: Do të zgjidhja Interin po të vazhdoja ende karrierën

Dec 19, 2024 | 8:15
SHPËRNDAJE

Toni Kros zgjedh Interin si skuadrën italiane ku mund të vazhdonte karrierën. Mesfushori gjerman ka dhënë një intervistë për “Tuttosport” ku ka analizuar futbollin italian dhe disa nga momentet kryesore të karrierës së tij.

ToniKrossExit

“Mendoj që në vitet e fundit, niveli i futbollit italian është rritur shumë. E kemi parë edhe nga kompeticionet Europiane. Interi ka shkuar në finalen e Champions-it pak vite më parë, Atalanta ka fituar Europa Ligën duke mundur Leverkusenin që ishte kampion i Gjermanisë. Milani ka mundur Realin në ‘Bernabeu’.

Ka shumë skuadra që mund të luajnë deri në fund shanset e tyre”, tha fillimisht Kros. Dhe pikërisht tek Interi, Kros mund ta gjente veten për të vazhduar karrierën e tij. “Gjatë viteve të mia në Spanjë, e di që ka pasur interes nga disa skuadra italiane. Por kurrë nuk e çova ndërmend që të largohesha nga Reali. Futbolli italian gjithmonë ka qenë tërheqës për mua, teknik, intensiv dhe shumë taktik. Por Reali është Reali.

Kë do të zgjidhja? Nuk i njoh mirë ambientet e skuadrave dhe e kam të vështirë që të zgjedh një, por në këtë moment ndoshta do të zgjidhja Interin. Nuk do të isha keq aty. Do të luaja me besim, qetësi dhe kualitet. Do të kërkoja që të impononim futbollin e asaj skuadre. Janë realisht një skuadër shumë e fortë”, thotë Kros. I pyetur për një ndeshje që do të donte të riluante në karrierë dhe për Ançelotin, gjermani tregon pikërisht për finalen kundër Çelsit.

“Ndeshja që do të doja të luaja dhe që e kisha të vështirë të merrja veten pas saj është finalja e vitit 2012 në Champions kundër Çelsit. Luanim në shtëpinë tonë dhe i kemi zhgënjyer tifozët. Mund të tingëllojë absurde, por nuk e imagjinoja që pas atij dështimi të fitoja 6 Champions. Ançeloti? Ishte ai që më kërkoi në Madrid në vitin 2014 pas Botërorit.

Ata kishin fituar Champions-in dhe ai më tha se donte ta çonte skuadër në një nivel superiore. Kalimi nga Bajerni te Reali nuk është një kalim i lehtë. Ai e bëri të dukej i tillë duke më motivuar. Raporti ynë ka qenë gjithmonë special dhe më vjen mirë që karriera ime aty ka nisur dhe ka përfunduar kur ai ishte në drejtimin e skuadrës”, përfundoi Kros.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura