Ish-kryeministri Sali Berisha refuzoi mbrëmjen e së shtunës të takonte përfaqësuesit e policisë, të cilët do t’i dorëzonin njoftimin e GJKKO-së për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” ndaj tij.
Ka disa skenarë se çdo të ndodhë nëse Berisha nuk firmos njoftimin, megjithatë situata mbetet e paqartë.
Sipas gazetares Klodiana Lala, vendimi mund t’i komunikohet përmes avokatëve të tij, pse një përfaqësuesi ligjor të zgjedhur nga shteti, ndërsa GJKKO po shfrytëzon hapësirat ligjore.
“E paqartë edhe për juristët. Jam konsultuar me disa prej tyre. Ka disa qëndrime, mendime të ndryshe se Gjykata ka disa mekanizma për t’ia komunikuar vendimin direkt Berishës përmes avokatëve të tij.
Apo mund të zgjidhet një rrugë nëse do të zgjidhet një avokat nga shteti. Zoti Berisha refuzon marrjen e vendimit të gjykatës.
Gjykata është duke shfrytëzuar hapësirat ligjore. Nuk e dimë se si do të operohet në rastin konkret për t’i komunikuar masën”, tha gazetarja Klodiana Lala.
Ç’ndodhi mbrëmjen e 21 Tetorit
Pas bërjes publik të lajmit për masën e sigurisë të Berishës, dy përfaqësues të Policisë të mbërritën në zyrën e tij në selinë blu, por ai refuzoi t’i takonte.
Ish-kryeministri u shpreh se kjo që ndodhi ishte një turp i Edi Ramës, dhe ai i quajti si mercenarë efektivët që u paraqitën në zyrën e tij.
Berisha tha se deputetit s’mund t’i kufizohet asnjë lloj lirie, pa marrë më parë autorizimin e Parlamentit.
“Nuk pata asnjë takim personalisht sepse unë do të respektoj kushtetutën, e cila prevalon. Ky ishte turpi i Edi Ramës. Unë ata nuk i takova fare sepse unë nuk mund të pranoj shkelmim të kushtetutës se do Edi Rama, nuk mund të pranoj. Po ti takoja, do i thoja çojani Edi Ramës ta ziejë çaj”, tha Berisha për mediat.
Ndëkohë punonjësit e policisë mbërritën atë mbrëmje edhe në pallatin në rrugën e Elbasanit, ku jeton ish-kryeministri.
Policia brenda pallatit të Berishës
Të nesërmen (22 Tetor), një ditë pasi gjykata i caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” Sali Berishës, forca policie janë parë të hyjnë dhe dalin brenda pallatit të ish-kryeministrit.
Sali Berisha, akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të larte shteterore ose te zgjedhurve vendore, kryer në bashkëpunim”, ne lidhje me privatizimin e kompleksit “Partizani”.
Përveç Berishës, në pranga ka rënë dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, ndërsa për sipërmarrësin është caktuar detyrim paraqitje.
Malltezi akuzat për korrupsion dhe pastrim parash pas hetimeve disavjeçare lidhur me privatizimin e ish- Kompleksit Sportiv Partizani.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al