Deputeti Ervin Salianji, pasi u vetëdorëzua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, do të transferohet në burgun e Fierit për të vijuar dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit me një vit burg, për veprën penale kallëzim të rremë.
Salianji u shpreh për mediat se do të përballet me këtë vendim dhe se luftën do ta bëj nga burgu.
“Grupi ka vendosur të ngujohej se ky është një vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballem edhe në këtë peng marrje banditeske, do ta bëj betejën aty, shpresoj të jetë një betejë për qytetarët”, tha ai, ndërsa shtoi se ne sakrifikojmë lirinë për të thënë të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka çmim.
Salianji: Çdo përpjekje që kam bërë është për interesin publik, këta nuk do të ngopen për të keqën, as në nuk do ngopemi duke bërë mirë apo duke përmirësuar cilësinë e jetës të qytetarëve dhe forcojmë një demokraci ku të funksionoj shteti i së drejtës.
Grupi ka vendosur të ngujohej se ky është një vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballem edhe në këtë peng marrje banditeske, do ta bëj betejën aty, shpresoj të jetë një betejë për qytetarët.
Ne sakrifikojmë lirinë për të thënë të vërtetën, sepse e vërteta nuk ka çmim. Protesta do të mbahet në datën 6 tetor. Tani nuk kam kërkuar që të mbahet asnjë protestë par Policisë. Protestat do të jenë të mëdha, qytetarët kanë reaguar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al