Salianji dhe Çyrbja në burg, marrin mandatet e deputetit Andrea Mano dhe Erjon Meka betohen në Kuvend

Oct 31, 2024 | 10:19
SHPËRNDAJE

Andrea Mano dhe Erjon Meka kanë marrë mandatet e deputetëve pas burgosjes së Ervin Salianjit dhe Jurgis Çyrbjas.

deputetet e rinj (1)

Ata janë betuar sot gjatë seancës plenare në Kuvend.

Ish-kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Korçës, Andrea Mano do të zëvendësojë në Kuvendin e Shqipërisë ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.

adrea mano

Kujtojmë se Gjykata e Apelit dha vendimin për Salianjin, duke lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për dënimin e tij me 1 vit burg, nën akuzën për “Kallëzim të rremë” mbi çështjen “Babale”.

Ndërsa mandatin e Jurgis Çyrbjas i arrestuar për blerje votash dhe krim e ka marrë Erjon Meka, i cili ka qenë në listat e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 2021.

Erjon Meka

 

 

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura