“Salianji është tradhtuar nga PD!”- Djegia e karrigeve në Parlament, Lapaj: Maxhoranca dhe opozita bëjnë sikur zihen, i bashkojnë interesat

Oct 2, 2024 | 16:08
SHPËRNDAJE

Kryetari i “Shqipëria bëhet”, Adriatik Lapaj, ka komentuar kaosin e pak ditëve më parë në Parlament, ku deputetët e opozitës dëmtuan foltoren dhe dogjën karriget e tyre jashtë godinës.

lapaj

I ftuar në rubrikën Opinion në Ne2s 24, Lapaj tha se maxhoranca dhe opozita sipas tij bëjnë sikur zihen, por bëhen bashkë për interesa.

“Këta bëjnë sikur zihen dhe bëhen bashkë për interesa. U bënë bashkë dhe amnistuan të korruptuarit, që ishin dënuar nga SPAK. U bënë bashkë për Kodin Zgjedhor, që ta mbajnë peng. U bënë bashkë për rritjen e rrogave, nga 1.5 milionë lekë të vjetra i çuan 3 milionë. Nuk bëhen bashkë për rritjen e pagave të qytetarëve ose pensionet. Kjo është strategji për të mbajtur dualitetin”, tha ai.

Më tej, i ndalur tek dënimi më një vit burg i deputetit Ervin Salianji, Lapaj u shpreh se ky i fundit është i tradhtuar nga Partia Demokratike.

“Po të ziheshin për Salianjin, do ziheshin përpara se të jepej vendimi. Salianji është i tradhtuar nga kjo betejë nga PD. Atë e tradhtoi gjithë partia e vet. Kur ai bënte betejën, ata ziheshin se kush merrte ndonjë pozicion. Më vjen keq për Ervin Salianjin, se e njoh, është djalë luftarak”, tha Lapaj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura