Kreu i Partisë Demokratike, Salia Berisha, ka folur sërish sot për dënimin me një vit burg të deputeti të PD-së, Ervin Salianji, me një vit burg, dënim të cilin do ta vuaj në burgun e Fierit.
Gjatë fjalës së tij nga ballkoni i banesë, Berisha tha se sot Ervin Salianjit është qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën.
Ndër të tjera Berisha nuk kurseu akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.
“Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë”, tha Berisha.
Pjesë nga fjala e Berishës
Një mirënjohje të pakufishme oratorëve që me fjalën e tyre përcjellin në zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë të vërtetat që censuron narkoregjimi i Edi Ramës.
Një përshëndetje të përzemërt t’i dërgojmë ne deputetit, n/kryetarit të grupit parlamentar, Ervin Salianjit. Që është sot qytetari i vetëm i Europës i burgosur, sepse guxoi të denoncojë vëllain trafikant të kriminelit Fatmir Xhafa, Geron Xhafën, i cili në vend të burgjeve për të cilat kërkohej si trafikant ndërkombëtar në Itali dhe Venezuelë, drejtonte nga Vlora nën mbrojtjen e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës trafiqe droge dhe trafiqe të tjera kriminale.
Ky akt dëshmon edhe njëherë, se Edi Rama është bir besnik i xhelatit Kristaq Rama, dhe se Edi Rama do një Shqipëri pa opozitë, njëlloj si i ati që si xhelat firmoste ekzekutime dhe varje të kundërshtarëve politikë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al