Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka zhvilluar sot një takim më strukturat dhe simpatizantët demokrat në Librazhd.
Teksa ka ndarë disa momente nga takimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se bashkia e Librazhdit është simbol ku besimi dhe mbështetja që i është dhënë Rilindjes ndër vite ka mbjellë vetëm varfëri, zhgënjim dhe revoltë.
Ndër të tjera ai thekson se bashkë me ekipet në çdo bashki të qarkut të Elbasanit, do të punojmë që jo vetëm zëri i çdo qytetari të dëgjohet fort, por ta shndërrojmë gjithë këtë pakënaqësi qytetare në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike.
Reagimi i plotë
Ndalesa e rradhës në takimet prezantuese me strukturat dhe simpatizantët e PD ishte qyteti i Librazhdit. Është ndoshta Bashkia simbol ku besimi dhe mbështetja që i është dhënë Rilindjes ndër vite ka mbjellë vetëm varfëri, zhgënjim dhe revoltë.
Bashkë me ekipet që do të ngremë në çdo bashki të qarkut të Elbasanit, do të punojmë që jo vetëm zëri i çdo qytetari të dëgjohet fort, por ta shndërrojmë gjithë këtë pakënaqësi qytetare në një rezultat fantastik për Partinë Demokratike✌️🇦🇱
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al